Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Të mërkurën në Kosovë moti kryesisht me diell

Moti në Kosovë

Të mërkurën në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale do të sillen mes 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet mes 20-23 gradë Celsius.

“Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira, por duhet shtuar kujdes që mos të jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit, sidomos në pikun e ditës, pasi që indeksi UV parashihet të jetë në vlerat e larta”, thuhet nga Instituti.