Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot me diell të mërkurën në Kosovë

Foto: Driton Paçarada / KD

Të mërkurën do të mbajë mot me diell në Kosovë, ka parashikuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas njoftimit të IHK-së, temperaturat minimale të mërkurën dhe të enjte do të lëvizin nga -1 deri 3 gradë në minimale dhe nga 15 e deri më 22 në temperatura maksimale.

“Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e fushave të fuqishme anticiklonike, duke krijuar kushte për mot kryesisht me diell dhe relativisht i qetë”, thuhet në njoftim.

Këto dy ditë do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit.