Të mërkurën në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht përgjatë relievit malor.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK), temperaturat minimale do të lëvizin 6-12 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë celsius.
“Indeksi UV do të jetë në vlerat e rrezikut, prandaj këshillohet që nga ora 10-17 të kufizohemi nga rrezet direkt të diellit, sidomos shtresa e popullatës me probleme kronike. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftim.