Gjatë ditës së sotme (e mërkurë) pritet që të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-26 gradë celsius.
“Indeksi UV do të shënojë vlera të rrezikut, prandaj këshillat e IKSHP-së mbeten në fuqi, që nga ora 9-17 mundësisht të jemi sa më të kufizuar nga rrezet direkte të diellit ose të bartim masa mbrojtëse”, thuhet në njoftim.
IHMK-ja ka njoftuar se do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes.