Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot me diell sot në Kosovë

Parashikimi i motit

Foto: KOHA

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), të mërkurën moti do të jetë i ndryshueshëm, me periudha me diell dhe vranësira të shpërndara në të gjithë territorin.

Temperaturat minimale pritet të luhaten nga 4 gradë celsius deri në 7 gradë celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë nga 12 gradë celsius deri në 15 gradë celsius, duke bërë që mesdita të jetë relativisht e ngrohtë për këtë periudhë të vitit.

Era do të fryjë me shpejtësi të lehtë deri mesatare, duke bërë që ndjesia termike të jetë pak më e freskët në zonat malore.