Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Të mërkurën disa lagje të Prishtinës nuk do të kenë ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit, Prishtina, ka njoftuar se të mërkurën disa lagje të Prishtinës nuk do të kenë ujë nga ora 09:00 deri më 13:00.

“Pa furnizim me ujë të pijshëm do të mbesin këto zona: “Banesat e Bardha” në lagjen Bregu i Diellit, një pjesë e lagjes Mati 1, fshati Zllatar, rruga e ‘Bledit’ / lagjja Vneshtat, lagjja Sofalia, rruga ‘Isa Kastrati’ dhe rruga ‘Ndue Përlleshi’ “, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas njoftimit, ndërprerja e ujit do të bëhet me kërkesë të KEDS-it për shkak të punimeve të planifikuara në zgjerimin e rrjetit elektrik.