Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Të martën, seancë vazhduese e dy seancave të dështuara të Kuvendit

Të martën, më 11 prill, në orën 10:00 mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës si vazhdim i seancave të papërfunduara të 30 e 31 marsit për shkak të mungesës së deputetëve, transmeton Koha.net.

Siç njofton Zyra për Informim e Kuvendit, për këtë seancë është paraparë ky rend dite:

I. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 30 dhe 31 mars 2017:

1. Votimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe mineralet,

2. Votimi i Propozim-rezolutës në lidhje me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje,

Edhe Kuvendi i Kosovës mban seancë të rregullt Arbëri Kuvendi i Kosovës mban seancë të rregullt

3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale,

4. Raundi i dytë i votimit për zgjedhjen e një (1) anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radha e komunitetit serb.

II. Seanca plenare (e caktuar për datën 31 mars 2017):

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

Edhe Kuvendi sot mban dy seanca plenare Arbëri Kuvendi sot mban dy seanca plenare

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4. Shqyrtimi i Propozim - Programit të Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2017,

5. Interpelanca e Ministrit Blerand Stavileci, sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues, në lidhje me Kontratën e privatizimit të Kompanisë së Distribuimit të Energjisë Elektrike,

6. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini e Sport lidhur me Mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 03/ L-145 për fuqizim dhe pjesëmarrje të rinisë,

7. Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media,

Edhe Kuvendi mblidhet të enjten në seancë plenare Arbëri Kuvendi mblidhet të enjten në seancë plenare

8. Debat parlamentar sipas kërkesës së deputetes Teuta Haxhiu, e mbështetur edhe nga 9 deputetë tjerë nënshkrues, në lidhje me Mos zbatimi e rekomandimeve të Avokatit të Popullit nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës,

9. Debat parlamentar sipas kërkesës së deputetëve Bekim Haxhiu dhe Xhevahire Izmaku, të mbështetur edhe nga 8 deputetë tjerë nënshkrues, në lidhje me shkeljen e të drejtave të punëtorëve në Kosovë.