Në Zyrën e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, të hënën pritet të shkojë kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Takimi mes Thaçit dhe Kurtit, i paralajmëruar për orën 15:00, të hënën e parë të 2020-s, do të mbahet pas një vargu ftesash, nga i pari i shtetit, raporton KTV.
Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i është dashur tri herë të dërgojë ftesë në adresë të Lëvizjes Vetëvendosje. Pas refuzimit të dy ftesave të bëra brenda një dite, Kurti refuzoi takimin me Thaçin edhe për herë të tretë, javën e kaluar.
Megjithatë, kësaj radhe, kryetari i Vetëvendosjes ishte i gatshëm të takohet me Thaçin më 6 janar, duke ia lënë presidentit ta caktojë orën e takimit.
Në këtë takim, Hashim Thaçi dhe Kurti, i cili mori më së shumti vota në zgjedhjet e 6 tetorit, do të diskutojnë rreth mandatarit të qeverisë së re.
Përkundër se Kurti kishte deklaruar se formimi i institucioneve do të bëhej pak orë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende.
Edhe
Thaçi e priti Kurtin gati dy javë për një takim as 10 minutash
Kjo pasi dy partitë që morën shumicën e votave në zgjedhje, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk kanë arritur të dakordohen për ndarjen e posteve, e veçanërisht për atë të presidentit, në krye të së cilit, deri më 2021 do të jetë Thaçi.
Pa ndonjë marrëveshje paraprake, më 26 dhjetor, Lëvizja Vetëvendosje, me votat e LDK-së, arriti të zgjidhte kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit.
-
Takimi Thaçi-Kurti të hënën në orën 15:00
-
Tri ftesat e Thaçit e tri refuzimet e Kurtit, dhe afatet kushtetuese për formimin e qeverisë
-
Analistët politikë e cilësojnë lojë për inate personale atë që po ndodh mes Thaçit e Kurtit
-
Kurti nuk i shkon as në ftesën e tretë Thaçit, thotë se mund të takohen të hënën në çfarëdo ore