Të hënën do të jetë takimi i radhës mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Takimi do të mbahet nga ora 11 në ambientet e Kuvendit të Kosovës, ndërkaq lajmin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKosova ka hyrë në 10-ditëshin e fundit për zgjedhjen e presidentit, derisa 28 prilli shënon ditën e fundit të afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.
Pavarësisht takimeve mes Kurtit dhe Abdixhikut, ende nuk janë bërë të ditur emrat konkret të kandidatëve të mundshëm për president.
Ndryshe nga LDK-ja, PDK-ja ka kërkuar që Kurti ta zyrtarizojë kërkesën e tij përmes një letre drejtuar kësaj partie për çështjen e presidentit, porse nga akterë të PDK-së është deklaruar se nuk e kanë marrë ende një të tillë.
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të dielën se vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje, por të arrihet konsensus.
Ajo ka thënë se në qoftëse ka vullnet, marrëveshja mund të arrihet brenda orësh.
Gjatë ditës së enjte, kryeministri Albin Kurti ka thënë se për çështjen e presidentit nuk ka asgjë për të deklaruar, përpos që janë në diskutime me LDK-në.
Kandidati i propozuar për këtë pozitë, Glauk Konjufca, ka thënë se Vetëvendosje do ta përkrahte një kandidat, për të cilin pajtohen së paku dy parti opozitare, pasi vet u shpreh i gatshëm të tërhiqet nga kandidatura.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovë, Lutfi Haziri, ka deklaruar se partia e tij dhe Lëvizja Vetëvendosje janë duke zhvilluar konsultime për një marrëveshje lidhur me zgjedhjen e presidentit.
Sipas tij, qëllimi është arritja e një marrëveshjeje sa më shpejt për të siguruar funksionalitet institucional dhe shmangien e krizës politike.
Më 28 prill përfundon afati që Gjykata Kushtetueses e ka caktuar për të zgjedhur presidentin. Mospërmbyllja e suksesshme e këtij procesi nënkupton zgjedhje brenda 45 ditëve.
Pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, subjektet politike nuk kanë arritur të gjejnë konsensus për presidentin.
E, në seancën për zgjedhjen e kreut të shtetit, e cila u bojkotua nga opozita, fillimisht Konjufca u propozua nga Vetëvendosje, e më pas edhe Fatmire Kollçaku-Mulhaxha. Seanca nuk u zhvillua, meqë në momentin kur duhej të zhvillohej votimi në sallë nuk ishin së paku 80 deputetë, sa kërkohen në raundin e parë e të dytë të zgjedhjes.