Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Të gjithë deputetët e VMRO-së paraqiten për fjalë, bllokojnë punën e Kuvendit

Kuvendi i Maqedonisë do të vazhdojë sot seancën konstituitive të saj, ku pritet të zgjidhet kryetari i ri.

Megjithatë, sikurse në dy ditët e para, edhe në këtë ditë të tretë të gjithë deputetët e VMRO-DPMNE-së së Nikola Gruevskit janë paraqitur për të marrë fjalën.

Shumica e politikanëve, duke u futur në sallë kanë thënë se presin që të përfundojë debati dhe më pas të procedohet me votimin për zgjedhjen e kryetarit të ri.

Ka pasur përplasje që duket se vazhdojnë dhe ende nuk dihet nëse të gjitha partitë shqiptare do të përkrahin kandidatin e BDI-së, Talat Xhaferi.