Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Të gjitha zhvillimet e sotme rreth “gylenistëve” të deportuar

Foto: Koha

Lidhja Demokratike e Kosovës, e mbështetur edhe nga partitë tjera opozitare, ka dorëzuar përsëri kërkesë që Kuvendi të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme për turqit e dëbuar, raporton KTV.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, po pret që pas kësaj seance të dilet me hapa konkretë që do të duhej të ndërmerreshin ndaj zyrtarëve të përfshirë në këtë rast. Të njëjtën gjë po e kërkon edhe Grupi i Pavarur i Deputetëve. Ndërsa, Lëvizja Vetëvendosje thotë se do të përkrahë një komision hetimor për turqit e dëbuar, nëse LDK-ja jep nënshkrimet për të hetuar SHIK-un.

Ndërsa kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi, ka takuar presidentin Hashim Thaçi. Pas takimit, Lumezi ka mohuar se në takim u diskutua rasti i deportimit të shtetasve turq. Lumezi nuk ka dashur fare të komentojë nëse tashmë është nisur një hetim ndaj udhëheqësve të përfshirë në këtë rast dhe ndaj vet presidentit Hashim Thaçi.