E plotësuar: 19:20 LDK, VV dhe GDP kërkojnë seancë të jashtëzakonshme për arrestimin e gylenistëve
Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës me mbështetjen e Grupit Parlamentar të VV dhe GDP fillon procedurat për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për rastin e deportimit të gjashtë shtetasve të Republikës së Turqisë
“Duke marrë parasysh mos harmonizimin e veprimeve institucionale të Qeverisë së Kosovës lidhur me rastin e depërtimit të gjashtë shtetasve të Republikës së Turqisë si dhe duke pas parasysh pasojat të cilat janë krijuar nga kjo ngjarje dhe ikjen nga përgjegjësia e kësaj qeveri para Kuvendi të Republikës së Kosovës, Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës me mbështetjen e Grupit Parlamentar të VV dhe GDP filluan procedurat për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për rastin e deportimit të gjashtë shtetasve të Republikës së Turqisë”, thuhet në njoftim.
Seanca kërkohet të mbahet ditën e martë datë 03.04.2018.
19:00- Lidhja Demokratike e Kosovës ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme për rastin e arrestimit dhe të deportimit të gjashtë shtetasve turq të lidhur me Gylenin.
Edhe
Në LDK kërkojnë që nënkryetari i partisë t’ia zërë vendin kryetarit
LDK-ja ka kërkuar që seanca e jashtëzakonshme të mbahet të martën, në orën 11:00.
Për seancë të jashtëzakonshme duhet 40 nënshkrime.
LDK-ja ka kërkuar zgjedhje të reja, por Lulzim Peci, drejtor i KIPRED-it, sot në “Express Intervistë”, ka thënë se kjo nuk është zgjidhje.
“Absurdi më i madh është që të kërkohen zgjedhje të reja në këtë moment. Zgjedhjet e reja do të shkarkonin këtë qeveri nga përgjegjësia për këtë rast. Unë shpresoj që opozita do ta kuptojë se zgjedhjet nuk janë zgjidhje, por duhet ajo që duhet kërkuar është e vërteta e këtij rasti”, ka thënë Peci.
Edhe
Mblidhet LDK-ja, Manaj thotë se ka urgjencë për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm
Peci ka propozuar që të bëhet një komision hetimor nga Kuvendi i Kosovës, i udhëhequr nga opozita.
“Nëse duhet, të kërkojmë edhe ndihmën e jashtme për t’i dhënë dritë të plotë këtij rasti. Me këtë fitohen kushtet që të sqarohen pozicionet e presidentit dhe të kryeministrit të vendit. Cilido prej tyre që e ka dhënë urdhrin duhet të shkarkohet”, ka thënë Peci.