Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Të gjitha reagimet e sotme rreth prokurorit Blakaj

Bashkimi Evropian ka kërkuar që të ndalen sulmet e politikanëve ndaj individëve dhe institucioneve të drejtësisë, raporton KTV. 

Një deklaratë të tillë e kanë bërë lidhur me rastin e ish-prokurorit Elez Blakaj, e gjatë ditës ka pasur reagime edhe nga Këshilli Prokurorial dhe Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli. 

Pas deklaratave të tilla në drejtim të ish-prokurorit Elez Blakaj, ka reaguar Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë. 

Ata kanë kërkuar që sulme të tilla ndaj institucioneve dhe individëve në sistemin e drejtësisë të ndalen. 

“Deklaratat e disa politikanëve dhe prokurorëve në Kosovë rrezikojnë parimet kryesore të sundimit të ligjit. Për më tepër, ato dërgojnë sinjale dekurajuese tek të gjithë zyrtarët ligjorë që trajtojnë lëndë të ndjeshme dhe të rëndësishme”. 

Edhe Palokaj: Kosova ka përvoja se edhe kur ka pasur të drejtë, është përballur me pasoja për veprimet e bëra Arbëri 3 d. më parë Palokaj: Kosova ka përvoja se edhe kur ka pasur të drejtë, është përballur me pasoja për veprimet e bëra

Deklarata ka përfunduar me kërkesën që hetimi i mbetur pezull i ish-prokurorit të vazhdojë në mënyrë profesionale dhe pa ndërhyrje. 

Ndërsa, diskutimet në publik që kanë pasuar dorëheqjen e prokurorit Blakaj, Këshilli Prokurorial i ka konsideruar si shqetësuese për ta. 

“Tendenca që takimet e organeve menaxhuese të sistemit prokurorial me prokurorë të paraqiten para opinionit si ndikime në raste të caktuara, janë plotësisht të pabaza, qëllimkëqija dhe me tendencë të uljes së imazhit dhe punës pozitive të Këshillit dhe Prokurorit të Shtetit. Këshilli Prokurorial i Kosovës garanton qytetarët e Kosovës se do të vazhdojë punën e pakursyer për të krijuar një ambient ku sundon rendi dhe ligji”.

Gjatë ditës, për rastin Blakaj, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, njëherësh kryetar i PDK-së, i ka dërguar një letër të hapur Këshillit Pokurorial, me të cilën ka kërkuar intensifikim të hetimeve.

“Prokurori Blakaj e nisi mirë punën e tij, por ajo mbeti në gjysmë. Transparenca e situatës së krijuar rreth tij duhet të bëhet e plotë dhe secili të marrë përgjegjësinë për veprimet dhe mosveprimet e tij, kushdo qoftë dhe pavarësisht funksionit që ushtron në shtetin e Kosovës. Hetimet e nisura nga prokurori Blakaj duhet dhe do të vazhdojnë. Duhet të intensifikohen”.

Edhe Kryeprokurori Isufaj e prokurori Lumezi me qasje shpërfillëse dhe gjuhë të ashpër ndaj BE-së Arbëri 5 muaj më parë Kryeprokurori Isufaj e prokurori Lumezi me qasje shpërfillëse dhe gjuhë të ashpër ndaj BE-së

Blakaj e kishte ftuar për intervistë Veselin lidhur me hetimin e tij për fryrjen e listës së veteranëve, për çka më pas i ishte kërkuar llogari nga kryeprokurori Aleksandër Lumezi. 

Derisa, siç ka shkruar në letrën e tij ish-prokurori Blakaj, kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Blerim Isufaj, i kishte kërkuar që ministri Rrustem Berisha të mos përfshihet në listën e të akuzuarve, pretendime për të cilat ende nuk ka folur Isufaj.