Nëpërmjet një deklarate për media, Zyra e BE-së në Kosovë përmes Përfaqësuesit Special, ka bërë me dije se BE-ja po ndjek nga afër çështjen e prokurorit të dorëhequr, Elez Blakaj.
“Pavarësia dhe autonomia e gjyqësorit, përfshirë prokurorinë, është e një rëndësie vendimtare, dhe në këtë kontekst ajo duhet të sigurohet. BE-ja i fton të gjithë të përmbahen nga sulmet kundër institucioneve të sundimit të ligjit, duke përfshirë çdo koment personal dhe shpifës ndaj prokurorëve ose gjyqtarëve”, thuhet në letrën e BE-së.
Sipas BE-së, deklaratat e disa politikanëve dhe prokurorëve të Kosovës në lidhje me këtë çështje, minojnë parimet kryesore të sundimit të ligjit.
“Për më tepër, ata gjithashtu dërgojnë sinjale dekurajuese për të gjithë zyrtarët gjyqësorë që merren me raste të ndjeshme dhe të rëndësishme”.
BE përsërit se hetimet në rastin në fjalë duhet të vazhdojnë me profesionalizëm dhe duke respektuar plotësisht sundimin e ligjit, pa asnjë ndërhyrje nga askush.
-
BE-ja i quan dekurajuese deklaratat e politikanëve e prokurorëve në rastin Blakaj
-
Të gjitha reagimet e sotme rreth prokurorit Blakaj
-
Tri blic-vërejtjet e BE-së
-
Palokaj: Kosova ka përvoja se edhe kur ka pasur të drejtë, është përballur me pasoja për veprimet e bëra
-
BE-ja e shqetësuar për dekretin e Haxhiut për dorëheqjet e personelit gjyqësor serbë