Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Të gjitha që ndodhën rreth takimit të krerëve shtetërorë dhe Ekipit negociues

Bashkëkryesuesit e ekipit shtetëror për dialogun me Serbinë, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, më 8 janar do të takohen në Bruksel me ndërmjetësuesen e këtij procesi, Federica Mogherinin, raporton KTV.

Ekipi negociues pritet t’i informojë zyrtarët e BE-së, për ecurinë e dialogut dhe për platformën e Kosovës për këtë proces.

Kjo u bë e ditur pas takimit që u zhvillua ndërmjet krerëve shtetërorë dhe ekipit dialogues, nikoqir i të cilit ishte kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Kryeparlamentari dhe presidenti ftuan LDK-në dhe Vetëvendosjen që t’i bashkohen këtij procesi. Që të dy thanë se po dialogojnë me Serbinë, për të marrë njohjen dhe për t’u anëtarësuar në OKB.

Pasi përfundoi fjalën e tij, Thaçi u largua nga konferenca.

Por, aty qëndroi Shpend Ahmeti, i cili tha se ende nuk ka pajtueshmëri të plotë për këtë proces.

Edhe Të gjitha që ndodhën rreth takimit të krerëve shtetërorë dhe Ekipit negociues Video Të gjitha që ndodhën rreth takimit të krerëve shtetërorë dhe Ekipit negociues

Ahmeti tha se ka marrë përkrahjen e Thaçit dhe Haradinajt dhe se të dy do të pajtohen me vendimet e delegacionit. Por, këtu reagoi kryeministri Haradinaj.

Ahmeti u shfaq i nervozuar kur u pyet nga KTV-ja, nëse do ta ketë shef të dialogut presidentin Thaçi. Ai tha se më 8 janar do të shkojnë në Bruksel pa Thaçin.

Një takim të ngjashëm koordinues për dialogun, krerët shtetërorë dhe ekipi negociator, kanë paralajmëruar edhe me përfaqësuesit e vendeve anëtare të QUINT-it dhe atë të BE-së, Nataliya Apostolova.