Arbëri

Të gjitha partitë propozojnë liderët për kryeministër, përpos Vetëvendosjes

Në më pak se 5 vjet nga këto pamje, nga aderimi si anëtar i thjeshtë i PDK-së, Kadri Veseli po synon të udhëheqë Qeverinë e Kosovës.

I përcjellë ende nga e kaluara e tij si udhëheqës i Shërbimit Inteligjent të Kosovës, tani kryetar i partisë më të madhe në vend, Veseli është zyrtarisht kandidat i PDK-së për kryeministër të Kosovës, raporton KTV.

Ky nominim i është bërë atij para 2 muajsh, në Konventën e PDK-së.

Veseli, nga pozita e tij e kryetarit të Kuvendit, ka nisur qëmoti fushatën e tij, me ‘Turin e dëgjimit’.

U tha disa herë nga kabineti i tij se kjo nuk është pjesë e fushatës, por motoja e tij ‘Fillimi i Ri’ është bërë pjesë e motos së PDK-së, në krye me kandidaturën e Veselit për kryeministër.

Në zgjedhjet e fundit, PDK-ja në krye me Hashim Thaçin fituan zgjedhjet me platformën e tyre “Misioni i Ri”.

Në pushtet, Isa Mustafa kishte ardhur duke kritikuar PDK-në e quajtur parti të krimit, por tani askush nuk ka folur nga LDK-ja

“KohaVisioni” ka provuar të kontaktojë Ismet Beqirin dhe Arban Abrashin, por ata nuk janë paraqitur.
Lëvizja Vetëvendosje, që është në opozitë që nga futja e saj në politikë, synon që t’i fitojë këto zgjedhje me Albin Kurtin kandidat për kryeministër.


Koalicioni i vetëm parazgjedhor, ai AAK-Nisma për Kosovën, kanë kandidatin e tyre, që edhe më herët ka qenë kryeministër i Kosovës.

Kosova nuk ka arritur të shohë fundin e 3 qeverisjeve radhazi, derisa zgjedhjet e ardhshme të parakohshme mbahen në qershor.