Të enjten do të mbahet seancë e re plenare, njoftoi Kryesia e Kuvendit të hënën.
Sipas njoftimit, seanca do të vazhdojë shqyrtimin e parë të Projektligjit për sanksionet e shënjestruara ndaj shkelësve të huaj të të drejtave të njeriut, Projektligjin për anti-doping dhe për edukimin në fëmijëri të hershme.
“Në këtë seancë pritet edhe formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave, nga radhët e komunitetit shqiptar. Pas përfundimit të seancës së re, Kuvendi do t’u rikthehet shqyrtimit të pikave nga seancat e papërfunduara. Në mbledhjen e sotme Kryesia, konform përgjegjësive të saj shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e Kuvendit”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.