Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kuvendi i Kosovës të enjten mban dy seanca plenare

Seanca e Kuvendit te Kosoves - masat emergjente per furnizim me energji

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se të enjten do të mbajë seancë të re plenare në ora 10:00, ndërkaq në ora 14:00 do të bëjë vazhdimin e seancës së mbetur përgjysmë, me pikat e papërfunduara nga seanca e datës 10 nëntor.

Në seancën e re, sipas njoftimit të mërkurën, do të ketë vetëm një pikë të rendit të ditës, që është “Propozimi i dy kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese".

Ndërkaq, rendi i ditës për vazhdimin e seancës është ky:

11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-168 për Prokurorinë Speciale,

12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-187 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 08/L-032 të Procedurës Penale,

Edhe Kuvendi mban seancë plenare Arbëri Kuvendi mban seancë plenare

13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-188 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 06/L-074 Penal i Republikës së Kosovës,

14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-184 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-024 për trajtimin e ndërtimeve pa leje,

15. Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale për caktimin e taksave vjetore për vitin 2023,

16. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2021,

17. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2021,

18. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2021,

Edhe Kuvendi i Kosovës sot mban dy seanca plenare Arbëri Kuvendi i Kosovës sot mban dy seanca plenare

19. Shqyrtimi i Propozim të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr.09/99 datë 30 shtator 2022, për zgjedhjen e Komisionit Qendror të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave,

20. Shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Telekomit të Kosovës për vitin 2021.