Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kuvendi mblidhet të enjten, një varg çështjesh për shqyrtim

Kuvendi i Kosovës njoftoi se të enjten do të mbajë seancë plenare me disa pika të rendit të ditës.

Seanca do të nisë në orën 10:00, e pos deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe miratimit të procesverbaleve nga seancat e kaluara, do të shqyrtohen edhe një varg projektligjesh.

Të martën, deputetët miratuan zgjatjen e masave në furnizimin e energjisë, Ligjin për vendosjen e çmimeve tavan për produktet bazë, Ligjin për punët publike dhe Ligjin për noterinë.