Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen të enjten për një seancë të re plenare. Përveç deklarimeve jashtë rendit të ditë e pyetjeve parlamentare, në këtë seancë është paraparë të shqyrtohet në lexim të dytë Projektligji për prokurorin e shtetit.
Kjo është seancë e re e Kuvendit, ndërkohë që vazhdimi i disa seancave që ishte paraparë të mbahet të mërkurën e kësaj jave, ka dështuar në mungesë të kuorumit.
Ky është rendi i ditës për seancën e së enjtes.
Rendi i ditës
1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L - 123 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive,
4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-167 për Prokurorin e Shtetit
5. Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit të teknologjisë së informacionit “Sistemi për Menaxhimin e Pagave”,
6. Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit: “Funksionimi i sistemit të Grantit të performancës komunale dhe menaxhimi i projekteve të financuara nga Donatorët për vitin 2021”,
7. Propozimi i GP të LVV për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.