Pas dyshimeve se një e mitur në Drenas është keqpërdorur seksualisht nga mësimdhënësi i saj dhe nga një hetues policor, “Youth Initiative for Human Rights” ka thirrur për protestë në Prishtinë.
Sipas YIHR-së, të enjten, 7 shkurt, do të protestohet prej orës 12:00 para stacionit qendror policor në Prishtinë “kundër dhunës së legjitimuar brenda Policisë së Kosovës ndaj grave e vajzave”.
Arrestohet zyrtari policor në Drenas që shfrytëzoi seksualisht një 16 vjeçare
“Rasti më i fundit, ku dyshohet se një hetues policor ka dhunuar, përndjekur, kërcënuar e abuzuar një të mitur nga Drenasi, na shokoi të gjithëve, e kjo kërkon reagim mbarë qytetarë. Nuk duhet të heshtim para rasteve të tilla, e të lejojmë të tjera te zhvillohen në heshtje. Policia e Kosovës ka për detyrë të na mbrojë, e jo të qëndrojë pas krimeve të tilla”, thuhet në reagimin e YIHR-së. “Ftojmë të gjithë të mblidhemi para policisë në ora 12:00. Së bashku të qendrojmë kundër këtyre padrejtësive e të sigurohemi që raste të tilla mos të përsëriten”.
“Viktimat duhen të mbrohen, përdhunuesit të dënohen!” përfundon reagimi i YIHR-së.
-
Sot protestohet për të kërkuar drejtësi për dhunimin e 11-vjeçares
-
Nga gjimnazi deri tek Stacioni i Policisë në Drenas u protestua nën moton “Pro mësimit, jo përdhunimit”
-
Protestë në Drenas pas rastit të dyshimit për dhunim
-
Qindra qytetarë protestuan në Prishtinë kundër dhunës, pas rastit në Drenas
-
Përdhunuesit në burg! - Protestë para stacionit të Policisë në Prishtinë kundër përdhunimit ndaj grave e vajzave