Lladrovci: Arsimtari i dyshuar për abuzim seksual ndaj të miturës në Drenas është ripezulluar nga puna Foto: Koha

Lladrovci: Arsimtari i dyshuar për abuzim seksual ndaj të miturës në Drenas është ripezulluar nga puna

06 February 2019 15:53

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është shprehur i shqetësuar në lidhje me ngjarjen e raportuar dje të shfrytëzimit seksual ndaj një të miture të ketë ndodhur në komunën që ai drejton.

Në një konferencë për media, ai ka thënë se arsimtari i dyshuar për veprën e keqpërdorimit seksual ndaj të miturës është ripezulluar nga puna dhe ka thënë se do të iniciojnë rast hetimi ndaj tij.

“Me të marrë njoftimin nga Prokuroria, aktvendimin, se pushojnë hetimet ndaj tij [mësuesit Sh.Xh.], ne përsëri kemi kërkuar përgjigje nga Prokuroria, por aktvendimi i Prokurorisë na ka detyruar ta kthejmë në vend të punës dhe e kemi kthyer”, ka thënë Lladrovci.

Arsyetimi i Prokurorisë për pushim hetimesh, sipas Lladrovcit, ka qenë se viktima është tërhequr nga deklarata e saj.

Ai ka inkurajuar organet e drejtësisë që ta ndjekin jo vetëm këtë rast, ndërsa ka thënë se beson që rasti do të gjykohet sipas ligjeve në fuqi.

Në rastin e keqpërdorimit seksual ndaj viktimës është përfshirë edhe një hetues policor, i cili është arrestuar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme