Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë të ditur të premten se komuna e Drenasit është paditur për shkak të mosekzekutimit të pagave të mësimdhënësve.
Lladrovci ka thënë se mësimdhënësit kanë kontrata të lidhura me komuna, ndonëse ndalesa e pagesës është bërë nga Thesari i Ministrisë së Financave.
“Sapo u njoftova se filluan paditë e para kundër komunës së Drenasit me rastin e ndalesës së pagave ndaj mësimdhënësve edhe pse ndalesa është bërë nga Thesari i Ministrisë së Financave, mirëpo, mësimdhënësit kanë kontrata të lidhura me Komuna, e aq më keq, në rastin konkret, është ndaluar paga një lehone. Unë si kryetar komune po e përcjell me mjaft shqetësim një situatë të tillë, në të njëjtën kohë i bëj thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës, rrjedhimisht Ministrisë së Financave që të gjej zgjidhje dhe të bëj ekzekutimin e pagave për të gjithë mësimdhënësit, në të kundërtën do të kemi ngarkim të sistemit gjyqësor, rrjedhimisht dëmtim të buxhetit nga shpenzimet procedurale nëpër gjykata”, ka shkruar Lladrovci në Facebook.

-
Lladrovci paralajmëron hapa ligjorë ndaj KRU “Prishtina”
-
Lladrovci paralajmëron se do të garojë për kryetar të Drenasit
-
Lladrovci thotë se Drenasit i merren mbi 7 milionë euro për shkak të kontratave kolektive
-
Mësimdhënësve në Viti s’u dalin pagat, paralajmërohet bojkot i mësimit
-
Lladrovci kërkon shpërndarjen e Kuvendit të Drenasit