Lexoni përmbledhjen më ekskluzive të të gjithë asaj që ka ndodhur gjatë vitit 2019 dhe pritjet për vitin 2020. Cilat ishin momentet dhe bëmat, ca të mira e ca jo edhe aq të mira, nëpër të cilat kaluan kosovarët gjatë vitit që tashmë numëron ditët e fundit?
Si gjithmonë, numri i fundit të vitit i “Kohës Ditore” del me kolumnet tona. Këtë vit shkruajnë: Agron Bajrami, Flaka Surroi, Valbona Mehmeti, Brikenda Rexhepi, Elmaz Isufi, Veton Surroi, Augustin Palokaj, Adriatik Kelmendi, Asdren Rrahmani, Bardh Rugova, Sami Kçiku, Bekim Kupina, Granit Kurti, Arbana Mjekiqi, Nita Lleshi dhe Visar Loci.
Si dhe shkrimet për ngjarjet dhe personalitetet që shënuan vitin 2019.
Numri festiv ka edhe rrëfimet për jetesën Kosovarçe…
Lexoni reportazhet për shqiptarë e serbë të fshatit Biti të Shtërpcës që janë bërë bashkë për të ruajtur lumin Lepenc, si dhe për bashkëjetesën paqësore në Komunën e Klinës.
Mes rrëfimeve autentike kosovarçe, lexoni për mesazhet e qëndisura për ditët e festive dhe momentet familjare, si dhe trendin e ri të ëmbëlsirave me dekorime nga më të bukurat në pastiçeritë e specializuara të Prishtinës.
Syrin mund ta kënaqni me fotografitë e vitit dhe fotoreportazhet e Alban Bujarit dhe Driton Paçaradës, si dhe me përzgjedhjen speciale të karikaturave të vitit të mjeshtrit tonë Jeton Mikullovcit - Jemi.
Në faqet e Botës lexoni për storiet që shënuan vitin:
Prej BREXIT-it deri te mocioni për shkarkimin e presidentit amerikan, Donald Trump - cilat janë ngjarjet që shkaktuan bujën më të madhe në gjithë globin?
Cilët janë liderët botërorë që e shënuan vitin 2019 dhe kush u shfaq si “de facto” lideri i Evropës, e kush si gogoli e përmbysësi i politikave botërore?
Cila është liderja që u bë sinonim i unitetit dhe i bashkëndjesisë ndërmjet komuniteteve fetare, si dhe ikonë e luftës kundër së djathtës ekstreme? Cilët liderë e diktatorë u larguan përgjithmonë?
Lexoni edhe për shtetin ku në vend të nxënësve, nëpër bankat shkollore ulen kukullat. Si dhe për fëmijët e revolucionit, të cilët pësojnë më së shumti në tollovinë e madhe të protestave disamujore në Hong-Kongun e administruar prej Kinës.
Lexoni dhe rrëfimin për sekretin e jetëgjatësisë së malësorëve azerë - Pse Azerbajxhani i Kaukazit Jugor po njihet tani si një “tokë e të pavdekshmëve”?
Plus rrëfime nga mbarë Kosova në faqet e rubrikës Metro
Kush është Tesla i Fushë Kosovës? Si arriti një pasionant që veturën e tij të markës Toyota, ta transformojë në veturë elektrike?
Lexoni edhe për shoferen e parë të Gjakovës. Si e mori patentë shoferin gjysmë shekulli më parë dhe si shihej në atë kohë një grua ngasëse?
Rrëfimin e fermeres së njohur nga Dukagjini që ishte shkolluar për infermiere.
Si dhe rrëfimin për mullixhiun me zemër që krijoi namin ndër breza me mullirin e Dobratinit.
Në faqet relaksuese MesPërMes
Lexoni tregimin legjendar se si u bënë me mjekra blues-rock grupi i njohur “ZZ Top”
Po ashtu, në Kohën festive do të gjeni edhe përgjigjen në pyetjen pse nuk jetojmë më gjatë! Lexoni për drejtorin që shkruan 9.200 kartolina ditëlindjesh në vit, si dhe fakte interesante për babanë e pop artit, Andy Warhol.
Cilat janë 9 fenomenet që shkenca nuk mund t'i shpjegojë ende, dhe cilat janë testamentet bizare të të pasurve dhe të famshmëve?
Si dhe shumë tekste e kuriozitete tjera interesante, siç është shkrimi për 5 arritjet shkencore më revolucionare të dekadës së fundit, si dhe 10 familjet që kontrollojnë botën dhe jetët tona!
Po ashtu, me gazetën keni edhe recetat për sallatë vitaminoze, kërpudha të mbushura, tortë të vitit të ri dhe salmon me fëstëk – që mund t’i provoni qysh natën e ndërrimit të moteve!
Dhe nga Kultura lexoni:
Pse viti 2019 ishte vit i kontrasteve në fushën e kulturës? Lexoni, prej sukseseve të kosovarëve në skenat botërore artistike, deri te skandalet siç ishte ndarja e çmimit Nobel për mohuesin e krimeve serbe, Peter Handke.
Si dhe rrëfime të veçanta për artistët tanë, siç është rrugëtimi i regjisorit Visar Morina nga Kosova deri te suksesi me Exil, apo historinë e Jeton Nezirajt, dramaturgut të gjuhës universale nëpërmjet realitetit kosovar.
Lexoni edhe për Luan Sapunxhiun, një mësues i maestrove të kitarës, si dhe për Eno Peçin, solistin shqiptar të baletit të Operës Shtetërore të Vjenës
Në faqe festive të Sportit lexoni:
Për vitin madh të përfaqësueses së Kosovës në futboll dhe shpresat për vitin 2020.
Po ashtu, lexoni për vitin e bronztë të xhudos, si dhe për lojtarët që kanë bërë karrierë në Kosovë, e që sot luajnë me Harlem Globetrotters.
Cili është koreani i vogël që po i merr hapat e parë të futbollit në Kosovë, dhe cila është palestra në Kosovë ku njëkohësisht luhet basketboll dhe pingpong?
Lexoni edhe për garën e famshme të zënies së krimbave, si dhe garën tjetër me shuplaka dhe heroin e saj.
Mes tjerash, në faqet e sportit të “Kohës Ditore” festive mund të mësoni edhe se kush është njeriu më i fortë në botë.
“Koha Ditore” festive vjen edhe me 25 faqe enigmatikë, të cilat shoqërojnë përmbajtjen ekskluzive për të gjithë familjen!
Dhe, një dhuratë tashmë tradicionale për lexuesit: kalendari ekskluziv në gjashtë faqe!
Në një gazetë, një vit i tërë dhe shumë më shumë!
GËZUAR 2020!