Nga sot (30 dhjetor) e deri të martën e 3 janarit, gazeta KOHA Ditore që vjen me numër special të shtypur në letër, do të jetë në shitje në të gjitha pikat e supermarketeve “Meridian” dhe “Spar”.
Në 96 faqet e saj lexuesit mund të lexojnë analiza, opinione e shkrime të ndryshme për politikën vendore e ndërkombëtare, arsimin, shëndetësinë, sportin, kulturën e drejtësinë.
Po ashtu, janë botuar edhe karikaturat e fotografitë më të mira të 2022-tës, si dhe albume nga bota e egër e Kosovës; enigmatikë e receta festive.
Personazhet e vitit, por edhe kolumnet prej opinionistëve të rregullt e edhe atyre ndërkombëtarë, janë pjesë e gazetës.
Artikuj të ngjashëm
-
Edhe në këtë fundvit, “KOHA Ditore” vjen e shtypur në letër
-
Priteni Vitin e Ri me “KOHËN Ditore” të shtypur në letër
-
S’ka festë pa gazetë! Priteni Vitin e Ri me “KOHËN Ditore” të shtypur në letër
-
“KOHA Ditore” festive – 96 faqe analiza, opinione e shkrime ekskluzive
-
KOHA Ditore festive rikthehet në letër