Arbëri

KOHA Ditore festive rikthehet në letër

KohaDitore-Festive

KOHA Ditore do të publikohet në versionin e saj të shtypur në letër për ditët festive të Vitit të Ri.

Gazeta do të sjellë te ju projeksione për vitin 2023 në sektorët më të rëndësishëm të jetës në Kosovë; analiza e rrëfime nga vendi dhe e gjithë bota; kolumne e opinione; të veçantat e 60 personazheve që kanë karakterizuar vitin; karikaturat e fotografitë më të mira të 2022-tës, si dhe albume nga bota e egër e Kosovës; enigmatikë e receta festive dhe shumë më shumë se kaq.

Me 96 faqe në formatin që e njihni, KOHA Ditore rikthehet në shtëpinë tuaj në ditët e ndërrimit të motmoteve me përmbajtjen e saj unike në rubrikat e Arbërisë, Ekonomisë, Kosovës, Botës, Kulturës e Sportit, si dhe me urimet më të mira për një vit sa më të mbarë e të shëndetshëm.

Gëzuar!