Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Të dielën, mot me vranësira e diell

Moti

Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

Situatë e ngjashme meteorologjike do të mbizotërojë në të gjithë territorin e Kosovës, sipas njoftimit të IHMK-së.

Temperaturat minimale të ajrit do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius.