Arbëri

Mot me vranësira dhe intervale me diell

Mot me vranësira dhe intervale me diell pritet të mbajë të dielën në Kosovë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo situatë stabile meteorologjike vjen si rezultat i masave të qëndrueshme të ajrit të cilat do të jenë prezent mbi territorin tonë.

Temperaturat minimale të ajrit do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit e lehtë deri mesatare.