Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot me diell të dielën në Kosovë

koha

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme në vend.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë Celsius.

“Reshjet e fundit që ranë kanë ndikuar pozitivisht në cilësinë e ajrit. Po ashtu kanë përmirësuar dukshëm kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm