Prishtinë, 24 qershor - Në vazhdën e aktiviteteve të punës së organizuar nëpër burgje, të burgosurit e Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë kanë punuar rreth njëqind karrige dhe tavolina, bën të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës.
Qëllimi i punës së organizuar në burg është mbajtja dhe zhvillimi i aftësisë profesionale dhe kapacitetit të punës së të burgosurit.
Kjo përmirëson mundësitë e të burgosurit për të jetuar edhe pas lirimit. Përveç kësaj, puna normalizon jetën e përditshme në burg.
Secili punim i kryer nga të burgosurit në punëtoritë e SHKK-së, kryesisht përdoren për nevojat e qendrave korrektuese dhe atyre të paraburgimit. Disa prej tyre jepen edhe donacion.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm
-
Të burgosurit e Dubravës përmbyllin me sukses korrjen e grurit
-
Kryhen bastisje në qendrat korrektuese dhe të paraburgimit
-
Të dënuarit rinovojnë sallën e vizitave familjare në Qendrën Korrektuese Dubravë
-
Shtatë të dënuar nisin punën jashtë institucionit korrektues
-
Parandalohet kontrabanda në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë, u tentua të futeshin telefona nëpërmjet topave