Arbëri

Të burgosurit e Dubravës përmbyllin me sukses korrjen e grurit

Të burgosurit në Qendrën Korrektuese të Dubravës kanë përmbyllur me sukses korrjen e grurit që është kultivuar nga ta

Të burgosurit në Qendrën Korrektuese të Dubravës kanë përmbyllur me sukses korrjen e grurit që është kultivuar nga ta. 

Kjo qendër ka njoftuar se kjo është bërë nën mbikëqyrjen dhe udhëzimin e stafit profesional.

Kjo iniciativë thuhet se është pjesë e angazhimeve të Shërbimit Korrektues të Kosovës për të nxitur rehabilitimin përmes punës, duke u ofruar të burgosurve aftësi praktike dhe përgjegjësi të reja. 

Siç bëhet e ditur, gruri i mbledhur do të përdoret për furnizimin e të gjitha institucioneve korrektuese, duke sjellë njëkohësisht edhe përfitime të drejtpërdrejta ekonomike.

“Përveç zhvillimit të aftësive punuese dhe përmirësimit të mirëqenies së të burgosurve, ky aktivitet ndihmon në uljen e kostove të përgjithshme për furnizim me produkte ushqimore dhe kontribuon në vetëqëndrueshmërinë e sistemit korrektues”, thuhet tutje në njoftim.