Në Gjykatën Themelore të Pejës, të enjten, është mbajtur seanca e parë e shqyrtimit gjyqësor në çështjen penale ndaj dy të pandehurve, Budak Shala, zyrtar ligjor në kabinetin e kryetarit të Komunës, i cili akuzohet për vepër penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, si dhe ndaj Enver Dacit, pronar i kompanisë për tërheqjen e automjeteve “Citrown”.
Ata akuzohen për vepër penale “Mashtrim i mbetur në tentativë”. Në fakt kjo seancë është dashur të mbahej më 11 shtator, por është shtyrë për shkak të mospajisjes me shkresa të lëndës nga ana e Prokurorisë, shkruan sot Koha Ditore.
Seanca e së enjtes ka nisur me vonesë pasi i akuzuari i dytë, Enver Daci, nuk ishte i pranishëm në gjykatore dhe atë e thirri me telefon kryetari i trupit gjykues në këtë rast, Sylë Lokaj, duke ia bërë me dije që nëse nuk vjen për 15 minuta në gjykatë, ia dërgon policinë ta marrë dhe ai është shfaqur pastaj në gjykatore, por pa avokat, pasi, siç i tha gjykatësit, nuk dëshiron të ketë avokat, por do të mbrohet vetë.
(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
Shtyhet gjykimi ndaj ish-zyrtarit komunal, të akuzuar se e mashtroi Gazmend Muhaxherin
-
Prokuroria kërkon që 4 zyrtarëve komunalë në Pejë t’u ndalohet ushtrimi i detyrës
-
Shtyhet seanca përfundimtare, shefi i kabinetit të kryetarit të Pejës mungoi shkaku i simptomave të Covid-19
-
Dy vjet burg zyrtarit komunal në Pejë për mashtrim në tentativë
-
Një zyrtar komunal në Pejë dhe një operator privat nën aktakuzë për keqpërdorime