Si pasojë e mos pajisjes me shkresa të lëndës nga ana e prokurorisë, ka dështuar të mbahet seanca ndaj ish-zyrtarit të komunës së Pejës, Budak Shala, dhe shefit të një kompanie, Enver Daci, bën të ditur kallxo.com.
Sipas aktakuzës, Budak Shala ka tejkaluar kompetencat e tije me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për kompaninë “Citroen”, me pronar Enver Dacin.
Në aktakuzë thuhet se i pandehuri Budak Shala, si zyrtar i kabinetit të kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka përpiluar vendimin kinse të lëshuar nga bordi i drejtoreve të Komunës së Pejës, duke ia dërguar të dëmtuarit Gazmend Muhaxheri, të cilin e ka vënë në lajthitje. Muhaxheri, atë vendim, sipas aktakuzës, e kishte nënshkruar pa e kontrolluar së bashku me vendimet tjera.
Me këtë vendim, kompanisë “Citroën” i njihej e drejta për kompensim në vlerë prej 440 mijë euro.
Ndërsa i pandehuri tjetër Enver Daci, pronar i kompanisë ‘Citroën’ akuzohet se me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm ka tentuar që me anë të paraqitjes së rreme te fakteve t’i shkaktojë dëm komunës, pasi që vendimin e falsifikuar ia kishte dërguar përmes postës drejtorit komunal të Financave Jeton Abazaj, duke i kërkuar 440 mijë euro kompensim.
Aktakuza thotë se duke dyshuar në kërkesën e bërë, Abazaj këtë vendim ia kishte dërguar kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, i cili më pas e kishte paraqitur rastin në prokurori
Edhe
Të akuzuarit për mashtrim në tentativë mohojnë fajësinë
Aktakuza ndaj Budak Shalës dhe Enver Dacit është ngritur në muajin qershor.
Edhe dje gjatë ditës, për shkak të mospajisjes me shkresa të lëndës, u shty gjykimi ndaj kryetarit të Komunës së Istogut, Haki Rugova.
-
Gjykata shtyn vendimin lidhur me të dyshuarit për sulm ndaj kryetarit të Pejës
-
Gjykata shpall fajtorë katër zyrtarë të komunës dhe pronarin e një kompanie në Pejë
-
Prokuroria kërkon që 4 zyrtarëve komunalë në Pejë t’u ndalohet ushtrimi i detyrës
-
Dy vjet burg zyrtarit komunal në Pejë për mashtrim në tentativë