Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Talesi i Lezhës, plazhi më i pastër i Shqipërisë

​Pastërtia e ujit dhe rërës, hapësirat e bollshme publike dhe çmimet e favorshme janë arsyet pse pushuesit po i rikthehen bregdetit të Tales në Lezhë.

Janë më shumë se 3 km vijë bregdetare e cila pastrohet çdo ditë nga punëtorët e shërbimeve. Autoritetet lokale punojnë në vijimësi për pastrimin dhe sistemimin e vijës bregdetare, si dhe për largimin e mbeturinave të sjella në breg nga deti.

Edhe pse numri i pushuesve në Tale tejkaloi pritshmëritë e administratorëve të kësaj njësie vendore, ata garantojnë realizimin e të gjitha detyrimeve për një plazh të pastër e të sigurt.

Kjo zonë turistike e frekuentuar me fluks të lartë pushuesish, vitet e fundit po bëhet një trend i ri për kategori të ndryshme pushuesish që vijnë nga rrethe të ndryshme të vendit, por edhe turistë të huaj.

Plazhi i Tales në Lezhë është një zonë e virgjër gati-gati e panjohur për shumëkënd, por që kohët e fundit ka filluar të frekuentohet dendur nga pushues edhe përtej Shqipërisë. Ndërtimet janë fare të rralla, po edhe ato objekte që janë në këtë zonë janë realizuar larg bregut, pa e cenuar hapësirën e rërës.

Plazhi i Tales shtrihet në një vijë bregdetare rreth 3 kilometër me një gjerësi rëre që shkon nga 100-në 150 metër. Ai ndodhet vetëm 7 km larg rrugës nacionale Laç – Lezhë është një plazh mjaft i frekuentuar nga pushuesit kosovarë dhe ata të zonës, transmeton atsh.

Edhe Kosovarët, pushues dhe pronarë banesash në Shëngjin SOT Kosovarët, pushues dhe pronarë banesash në Shëngjin

Zhvillimi duket se po merr hov falë rrugës së re. Nga ana tjetër institucionet rajonale, prefektura, drejtoria e shëndetësisë, spitali, policia e rendit dhe ajo rrugore kanë hartuar planet e tyre të masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik , për të garantuar shëndetin dhe jetën e pushuesve dhe turistëve në Lezhë, Shëngjin dhe Tale.

Distanca e shkurtër me kryeqytetin dhe infrastruktura rrugore e afrojnë më shumë këtë zonë turistike me pushuesit.