Ka disa vjet që punon si taksist në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
Muharrem Latifi dhe mbi 100 taksistë të tjerë po e kundërshtojnë lansimin e linjës së autobusëve Prishtinë-Aeroport, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi thotë se kjo do t’i lërë pa punë, pasi që vetëm prej kësaj e mban familjen. Taksistët kundërshtojnë këtë qoftë edhe me protesta.
Zyrtarë të komunës së Lipjanit dhe të Fushë-Kosovës gjithmonë e kanë kundërshtuar këtë ide.
Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka pranuar që lansimi i linjës së autobusëve për në Aeroport do t’i dëmtojë taksistët e kësaj ane, por që do të mendojnë një zgjidhje për ta.
E në përgjigjen e Ministrisë së Infrastrukturës thonë se lansimi i linjës së autobusëve Prishtinë-Aeroport nuk paraqet ndonjë problem për taksitë.
Kjo, për faktin se transporti taksi i udhëtarëve në linjat e rregullta të transportit është i ndaluar. MI-ja thotë se nuk ka kompetenca ligjore në përcaktimin e çmimit të shërbimeve të transportit.
Andaj kjo çështje rregullohet mbi bazën e konkurrencës së lirë apo tregut të lirë. Linja e këtyre autobusëve do të fillojë nga java e ardhshme nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 23.00.
Sipas MI-së, vonesat në lëshimin e linjës kanë ndodhur për shkak të disa kushteve të sigurisë që është dashur të plotësohen sipas kërkesës së ANP-së.
Taksistëve në Aeroport nuk po u pëlqen linja e... by kohanet