“Ndonëse është thënë që në prill të këtij viti të lëshohet, linja e autobusëve Prishtinë-Aeroport dhe anasjelltas ende nuk është bërë”.
Madje rreth këtij zotimi institucional nuk shihet asnjë hap konkret të jetë marrë.
Por mosrealizimit të këtij projekti të Ministrisë së Infrastrukturës i janë gëzuar taksistët që punojnë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.
Ata thonë se funksionalizimi i linjës së autobusëve do t’i dëmtonte shumë ata.
Edhe zyrtarë të komunës së Lipjanit dhe të Fushë-Kosovës gjithmonë e kanë kundërshtuar këtë ide.
Por mërgimtarët thonë se do të ishte më mirë të kishte linjë të autobusëve në aeroport, pasi sipas tyre, është vendi i vetëm që nuk e ka një të tillë.
Edhe zyrtarë të aeroportit kanë deklaruar që mirëpresin një linjë të tillë, pasi sipas tyre, udhëtarëve do t’u lehtësohej transporti për në kryeqytet dhe anasjelltas.
Edhe
Rifilloi linja e trafikut urban për në Aeroportin e Prishtinës
Por përkundër paralajmërimeve, thonë se nuk kanë ndonjë gjë konkrete nga Ministria e Infrastrukturës. Ndryshe, ky dikaster, më 13 prill, ka nënshkruar Memorandumin e mirëkuptimit, duke krijuar mundësitë për shfrytëzimin e hapësirave të ANP-së nga operatorët e transportit të licencuar nga Ministria e Infrastrukturës për ofrimin e shërbimeve të transportit ndërurban.
Linja e këtyre autobusëve ishte paraparë të jetë nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 23.00.
Televizioni Arta ka provuar të marrë një përgjigje nga Ministria e Infrastrukturës, nismëtare e këtij projekti, por askush nuk ka kthyer përgjigje.