Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tajani: Tensionet në veri po rrezikojnë stabilitetin në rajon

Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani, ka thënë se tensionet në veriun e Kosovës po rrezikojnë stabilitetin në rajon.

Ai ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, nga të cilët ka kërkuar të shmangin çdo veprim që mund të çojë në jostabilitet.

“Tensionet në veri të Kosovës vënë në rrezik stabilitetin në rajon. I telefonova presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti, duke u kërkuar që të shmangin veprimet e njëanshme. Italia dëshiron të jetë protagoniste e paqes në Ballkan. Le të nxisim dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës”, ka shkruar ai në Twitter.

Prej katër ditësh, në veri janë regjistruar disa incidente që kanë përfshirë të shtëna me armë zjarri, shpërthime granatash e shok-bomba. Policia është përballur me sulme vazhdimisht.