Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, gjatë një vizite në Francë ka vizituar kompaninë AkouEnergy.
Sipas një postimi në Facebook, ai ka thënë se kjo kompanie ka përgatitur projektin më të madh në Ballkan për energji të ripërtërishme, Cicavica Wind Farm.
Sipas tij nga ky projekt përfituese më e madhe është Komuna e Vushtrrisë por edhe e tërë Kosova.
Projekti synon të prodhoj rreth 100 Mega Wat energji elektrike nga era, ndërkaq vlera e investimit është mbi 100 milion euro.
Tahiri thotë se komuna po ashtu përfiton nga projektet tjera përcjellëse të këtij projekti.
“Së shpejti do të nënshkruajmë MOU në Vushtrri, ndërsa si çdo projekt i madh, edhe ky projekt e donë kohën e duhur për tu realizuar. Ditë të mira po vijnë”, ka shkruar ai.
-
Kritikohet qeverisja e Tahirit, kandidatët për Vushtrrinë shpalosin programet
-
Vushtrria bëhet me Zonë Ekonomike, Tahiri e vlerëson si investimin më të madh në 50 vjetët e fundit
-
Edhe Vushtrria bëhet me zonë ekonomike
-
Tahiri arrin koalicion me LVV-në në Vushtrri, LDK-ja s'e aprovon
-
Tahiri i LDK-së: Për 3 muaj, të gjithë fshatrat në Vushtrri do të kenë ujë