Kryetari i Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës, Tahir Tahiri, ka thënë se problemin më i madh i tyre është dhënia e subvencioneve me vonesë.
Ai të hënën në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka theksuar se kjo po reflektohet negativisht në punën e bujqve.
“Faktori kryesor që ne nuk po kemi rezultate në bujqësi është dhënia e subvencioneve me vonesë. Edhe pse ato janë rritur shumë, jemi shumë të kënaqur, ministri ka të drejtë që lavdërohet sepse tek kultura e grurit, por edhe tek të tjerat, tek pemët, patatet, misri, janë rritur shumë edhe ndoshta jemi më të mirët në rajon”, është shprehur Tahiri.
Ai ka thënë se viteve të fundit shumë të rinj që janë marr me bujqësi kanë migruar.
“Kemi sipërfaqe tokësore, që kanë mbetur qysh nga paslufta të papunuara, edhe vitet e fundit një numër i madh i fermerëve e kanë lënë tokën djerrinë dhe një pjesë e madhe e të rinjve që janë marrë me bujqësi kanë migruar”, është shprehur Tahiri, duke shtuar se shpreson që politikat e Ministrisë së Bujqësisë, t’i simulojnë bujqit që të punojnë tokën dhe t’i kthejë ata.
-
Bujqit kërkojnë shtyrje të afatit për aplikim për subvencione
-
Tahiri: Rendimenti i pakënaqshëm këtë vit, do të jetë edhe më keq se vitet e kaluara
-
Fermerët ankohen për vonesën në subvencione, Ministria e Bujqësisë jep detaje
-
Rusinovci: Marramendës importi i produkteve që mund të prodhohen në Kosovë
-
Çmimi i ulët i grurit dhe mungesa e fuqisë punëtore, ndër sfidat e bujqve kosovarë