Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tahiri përgënjeshtron Vuçiqin për policinë në veri

Duke reaguar në deklaratën e kryeministrit të Serbisë Aleksandar Vuçiq i cili ka thënë se në verio nuk do të shkelë polici shqipatra, ministrja në detyrë për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se Vuçiq është mërzitur sepse e kemi shuar policinë paralele serbe në veri të Kosovës, prandaj flet me gjuhën e tij të pamatur dhe nacionaliste, thotë në reagimin e vet, transmeton Koha.net.

“Policia e Kosovës është në tërë shtetin e Kosovës, ndërsa në veri jo vetëm që zëvendësdrejtori është shqiptar por edhe gjithë struktura është me përbërje shumetnike, sepse Kosova është një shtet demokratik në vepër, dhe jo si Serbia që demokracinë e ka në fjalë dhe nacionalizmin në vepra.

Kjo tregohet më së miri me faktin se shqiptarët në Serbi kanë më pak të drejta se sa serbët në Kosovë”, ka thënë ndër të tjera Tahiri.