Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kërkuar që sa më shpejtë të zbatohen rekomandimet nga raportet vendore e ndërkombëtare nga vëzhgimi i zgjedhjeve, për të pasur një proces të drejtë zgjedhor.
Tahiri ka folur në Komisionin për Reformë Zgjedhore që ka mbajtur takim sot. Ai ka shkruar edhe në Facebook për çështjen e reformës zgjedhore.
“Tash e 11 vjet një mori rekomandimesh të dala nga pesë palë zgjedhje parlamentare mbesin vetëm të shkruara në raporte vendore e ndërkombëtare nga vëzhgimi i zgjedhjeve. Është koha që këto sugjerime të trajtohen një nga një, për të siguruar një proces të drejtë zgjedhor. Për AAK-në, është me rëndësi që ky proces konsultativ të jetë gjithëpërfshirës, ku zëri i secilit të dëgjohet dhe ky proces i stërzgjatur të përfundojë me sukses”, ka shkruar Tahiri në Facebook.
-
Reforma zgjedhore po mbetet në letër
-
Tahiri kërkon llogaridhënie nga pushteti për rastin e Astrit Deharit
-
Aleanca bën thirrje që të votohet ndryshimi i Ligjit për Speciale edhe në lexim të dytë
-
Tahiri: Ta thërrasim mendjen e përgjegjësinë për Ligjin për Specialen
-
Tahiri për çështjen e presidentit: S’shoh proces serioz, pas 16 shtatorit Kosovës i duhet serioziteti