Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tahiri për numrin e këshilltarëve të Kurtit: VV-ja krejt e drejt në Qeveri

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Abelard Tahiri, ka shpërndarë në Facebook një video të kryeministrit Albin Kurti të vitit 2019, që kishte thënë se nuk do t’i ketë më tepër se pesë këshilltarë.

Tahiri ka thënë se Kurti ia ka kaluar tash me numrin e këshilltarëve të gjithë kryeministrave të kaluar.

“Kurti, prej 5ve në 50të! Albin Kurti që thoshte se, ai kryeministër që i ka më shumë se 5 këshilltarë është i paaftë, paska vendosur t'i ketë 34 këshilltarë. Prej tyre 15 të brendshëm, 10 të jashtëm dhe 9 për komunitete, plus 15 nënpunës, që në total i bie afër 50 persona në kabinetin e tij. I paska shtuar, jo veç këshilltarë për veti, por edhe në ministri. Natyrisht, krejt këta janë VV. Kështu është kur krejt partia bartet në Qeveri. Shiheni videon e datës 15 shtator 2019 ku flet për këtë temë dhe lexone Rregulloren nr.14/2023 për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive që dje, me datën 22.08.2023 ka hyrë në fuqi Kështu Albini i hanë fjalët e veta. Pra, VV, krejt e drejt ne qeveri”, ka shkruar Tahiri në Facebook.