Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i ka bërë sërish thirrje Qeverisë së Kosovës që të mos refuzohet projekti i gazit.
Tahirit në konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit i është kërkuar të komentojë deklarimin e ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, që ka kërkuar një bazë të përhershme ushtarake amerikane në Kosovë.
Tahiri ka thënë se prezenca e ushtrisë së SHBA-së nënkupton paqe si për Kosovën ashtu edhe për rajonin. Mirëpo, ai ka thënë se ushtria amerikane është prezente tashmë dhe se Qeveria duhet të përqendrohet që të mos refuzohet projekti i gazit.
“Qeveria të mos ikë nga përgjegjësitë që ka në raport me këtë projekt strategjik. Prezenca e një projekti të tillë amerikan jo që është e mirë për ekonominë e vendit tonë, por edhe për sigurinë tonë. Projekt që tejkalon shumën e 200 milionë dollarëve, përpos që do të thotë ekonomi do të thotë edhe siguri”, ka thënë Tahiri.
Sa i përket fushatës së PDK-së për balotazh, ai ka thënë se do të bëhet duke respektuar masat e rekomanduara nga IKSHPK-ja.
Ndërkohë ka thënë se fillim të javës së ardhshme do të mbahet mbledhja e radhës e Kryesisë së Kuvendit dhe do të vendoset se kur do të mbahet seanca, të enjten apo të premten.
-
PDK-ja fton Qeverinë ta rishqyrtojë vendimin për gazsjellësin
-
Oda Amerikane kërkon debat për gazin amerikan, kritikon institucionet për mosgatishmëri
-
Rexhepi: Shqetësuese heshtja e Qeverisë për gazin amerikan
-
Opozita insiston për gazin amerikan, pushteti lë derën hapur për diskutime
-
Haxhiu: Kosova nuk i ka mbyllur derën diskutimeve serioze për projektin e gazit amerikan