Politologu, Ramush Tahiri, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë tha se pavarësisht deklaratave që janë bërë nga komuniteti ndërkombëtar, duket se deputetët nuk dëshirojnë të heqin dorë nga iniciativa e tyre për ta zhbërë Gjykatën Speciale.
Pavarësisht nëse janë apo nuk janë valide nënshkrimet e mbledhura, të njëjtit deputetë besohet se mund të nënshkruajnë sërish kërkesën, nëse nuk tërhiqet vetë nisma për shfuqizim.
“Duket që deputetët nuk do të heqin dorë dhe nuk dëshirojnë të heqin dorë, sepse i kanë plotësuar kushtet formale juridike që me më shumë se 40 deputetë të procedojnë një çështje në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit dhe derisa ekzistojnë 40 nënshkrime, Kryesia është e obliguar ta procedojë dhe seanca plenare është e obliguar që me anë të votimit të deklarohet”, thotë Tahiri.
Më 22 dhjetor të vitit të kaluar një grup i deputetëve të Kuvendit të Kosovës pati ndërmarrë një nismë për shfuqizimin e Gjykatës Speciale për krime lufte.
Nisma e deputetëve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, pasoi një peticion të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me të cilin kërkonin nga Kuvendi i Kosovës ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.
Mandati i Gjykata Speciale për krime lufte, përkufizohet kryesisht në hetimet dhe gjykimet e rasteve të pretenduara të krimeve të luftës nga ana e disa ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndaj pjesëtarëve të komuniteteve pakicë dhe kundërshtarëve, që përfshinë periudhën kohore nga viti 1998 e deri në fund të vitit 2000.
-
Nënshkrimet e 43 deputetëve për të zhbërë Specialen nuk janë më të vlefshme, ekspertët tregojnë pse
-
Krasniqi: Deputetët të tërhiqen e iniciuesit të distancohen qartë nga zhbërja e Speciales
-
BE-ja me thirrje të qartë për 43 deputetët nënshkrues për zhbërjen e Speciales
-
Tahiri: Shfuqizimi i ligjit për Specialen u takon deputetëve
-
Tahiri nuk ka njohuri nëse do të ketë vazhdim të nismës për shfuqizimin e Speciales