Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, në shënim të Ditës së Evropës së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e kanë përuruar Muralin e Energjisë së Mirë pikturuar në murin anësor të ndërtesës së zyrës së BE-së në Prishtinë.
Me këtë rast Szunyog ka theksuar se Kosova dhe vendet e rajonit e kanë vendin në BE.
Ai ka thënë se po e mbështesin Kosovën që t’i përmbush standardet e BE-së sa i përket energjisë së gjelbër.
“Jemi shumë të lumtur që se bashku me Qeverinë kemi finalizuar pakon e mbështetjes për energjinë. Por, jemi duke punuar edhe në projekte të tjera që ta ndihmojmë Kosovën në tranzicionin e gjelbër, që t’i arrijë qëllimet e ‘Green Deal’, por edhe që t’i përmbush standardet e BE-së. Kosova dhe gjithë rajoni e kanë vendin në BE, prandaj kjo është i rëndësishme për ne. E shohim Kosovën, si dhe gjithë rajonin, si shtete të ardhshme të BE-së”, është shprehur Szunyog. / EO
-
Szunyog: Marrëveshja e Ohrit është arritje në kuadër të dialogut, shpresojmë të zbatohet sa më parë
-
BE-ja shpreson që marrëveshja e Ohrit do të implementohet sa më shpejt
-
Szunyog në takime lamtumirëse me liderët, rikonfirmon përkushtimin e BE-së në mbështetje të Kosovës
-
Kurti pret në takim lamtumirës Szunyogun, e falënderon për kontributin në Kosovë
-
Szunyog: Diskutimi për masat ndaj Kosovës po vazhdon, qëndrimi ynë ishte i qartë që në fillim