Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka deklaruar marrëveshja e Ohrit e arritur në mes të Kosovës dhe Serbisë, është një arritje në kuadër të dialogut dhe se ai shpreson që ajo do të implementohet sa më shpejt që është e mundur.
Szunyog këto komente i ka bërë në përurimin e Muralit të e Energjisë së Mirë, që është pikturuar në murin anësor të ndërtesës së BE-së në Prishtinë, si simbolikë e të ardhmes energjetike me rastin e Ditës së Evropës.
“Është e qartë po ashtu se është një vit i arritjeve në dialog, kemi marrëveshjen e Ohrit dhe shpresojmë që kjo do të implementohet sa më shpejt që është e mundur”, ka theksuar Szunyog.
Ai u shpreh i lumtur që ka përfunduar edhe çështja e liberalizimit të vizave dhe kosovarët mund të udhëtojnë në vendet e zonës Schengen, pa viza nga janari i vitit të ardhshëm.
-
Szunyog: Marrëveshja e Ohrit është arritje në kuadër të dialogut, shpresojmë të zbatohet sa më parë
-
Szunyog në përurimin e Muralit të Energjisë së Mirë: Kosova dhe vendet e rajonit e kanë vendin në BE
-
Orav: Shpresoj që edhe Kosova të jetë në BE sa më shpejt të jetë e mundur
-
Kurti pret në takim lamtumirës Szunyogun, e falënderon për kontributin në Kosovë
-
Szunyog në përfundim të mandatit: Dua ta shoh Kosovën në BE