Ambasadori i Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog ka përsëritur të mërkurën se masat e BE-së ndaj Kosovës janë të përkohshme dhe të kthyeshme. Megjithatë, ai ka theksuar se nevojitet angazhim konstruktiv për të përmbushur depërshkallizimin e situatës në veri.
Deklarata erdhi pas takimit me deputetët e Kuvendit në Komisionin për Punë të Jashtme.
“Patëm bisedë të mirë me Komisionin për Punë të Jashtme për zhvillimet e fundit dhe situatën në veri. I shpjegova se masat e BE-së janë të përkohshme dhe të kthyeshme, por nevojitet angazhim konstruktiv për të përmbushur de-përshkallëzimin siç kërkohet nga deklarata e BE-së e 3 qershorit”, ka shkruar ai në Twitter.
Artikuj të ngjashëm
-
Szunyog: Duhet të shohim hapa të tjerë për heqjen e masave ndaj Kosovës
-
Szunyogu – deputetëve: Të angazhohemi për heqjen e masave e t’i kthehemi biznesit
-
BE: Hapat në heqjen e masave varen nga deeskalimi i qëndrueshëm në veri
-
BE-ja ende pa vendim për heqjen e masave ndaj Kosovës
-
Bislimi në takim me zyrtaren franceze: Kosovës t’i hiqen masat e padrejta