Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim shefin e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovës, Tomas Szunyog. Szunyogu e falënderoi Kurtin për rreshtimin në të njëjtën linjë me BE-në, pas sanksioneve që iu vunë Rusisë.
“Ambasadori Szunyog shprehu falënderimin e tij për rreshtimin e Republikës së Kosovës me politikën e Bashkimit Evropian dhe vendosjen e sanksioneve në linjë me të. Ai tha se me vendimin e sotëm po tregoni jo vetëm harmonizim me politikën e jashtme të BE-së, por edhe me vlerat tona të përbashkëta. Mes tjerash, u dakordua që të shtohet komunikimi dhe bashkërendimi ndërmjet BE-së dhe Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.
Teksa u diskutua për zhvillimet e fundit në Ukrainë dhe për gjendjen e sigurisë në Evropë dhe rajon pas agresionit ushtarak të Federatës Ruse, kryeministri theksoi nevojën për bashkërendim dhe bashkëpunim të mëtejshëm ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe partnerëve tjerë.
-
Szunyog në takime lamtumirëse me liderët, rikonfirmon përkushtimin e BE-së në mbështetje të Kosovës
-
Kurti pret në takim lamtumirës Szunyogun, e falënderon për kontributin në Kosovë
-
Szunyog në përfundim të mandatit: Dua ta shoh Kosovën në BE
-
Kurti takohet me përfaqësuesit e BE-së dhe shteteve të QUINT-it për dialogun
-
Kurti takohet me ambasadorët e QUINT-it dhe shefin e BE-së në Kosovë