Drejtori i përgjithshëm i Autoritetit të Avaicionit Civil të Kosovës, Eset Berisha, priti në një takim pune Vlora Gojanin, drejtoreshë e NP Aeroporti i Gjakovës, Agon Dula, këshilltar i ministrit të MZHE-së, Hysen Merovci, nga MIT, të cilët u interesuan për mundësitë e funksionalizimit të këtij aeroporti, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Berisha, theksoi se AAC është e gatshme që të ofrojë përkrahjen e nevojshme me qëllim të funksionalizimit të këtij aeroporti. Ai theksoi se AAC ka përgatitur një raport të detajuar në vitin 2016 me të cilin është përshkruar gjendja aktuale në këtë aeroport si dhe kërkesat dhe standardet rregullatorë për funksionimin e tij si aeroport civil. Sa i përket mënyrës së funksionalizimit të këtij aeroporti, i mbetet Qeverisë së Kosovës të vendosë për një gjë të tillë varësisht nga studimi i fizibilitetit dhe rekomandimet përkatëse, transmeton Koha.net.
Gojani, nënvizoi vështirësitë për funksionimin e këtij aeroporti duke përmendur nevojën për mirëmbajtjen e aseteve dhe parandalimin e dëmtimit të tyre, por edhe planet për zhvillim të këtij aeroporti dhe shndërrimin e tij në një aeroporti civil.
-
BE: Kosovës i duhen institucione funksionale për të përshpejtuar reformat dhe rrugën evropiane
-
BE kërkon zbatim më efikas të projekteve të IPA-s në Kosovë
-
Ambasada e Kosovës në Abu Dabi: Të gatshëm për evakuim të qytetarëve në rast të bllokadës ajrore
-
Drejtori i AKI-së viziton KOSTT-in, adresohen kërcënimet e mundshme ndaj infrastrukturës energjetike
-
Osmani në Gjakovë pas vërshimeve, nga nesër Komuna nis vlerësimin zyrtar të dëmeve