Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Syla: Protestën në Kroaci për ish-krerët e UÇK-së e presim po aq madhështore sa të tjerat

Gazmend Syla

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Gazmend Syla, ka shprehur pritshmëritë që edhe protesta në Kroaci do të jetë po aq madhështore sa ishin edhe të tjerat që janë organizuar në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Syla ka deklaruar në emisionin “60 Minuta” në KTV, se presin që në këtë protestë t’iu bashkangjiten shqiptarë edhe të shteteve përreth.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka mbajtur gjatë ditës një konferencë për media në të cilën ka bërë të ditur se më 5 korrik në Kroaci, do të mbahet protesta e radhës në kërkim të drejtësisë për ish-krerët e UÇK-së, duke dhënë detaje për kohën e organizimin.

“Ka plot shqiptarë atje por jemi të sigurt se do të na bashkangjiten edhe të tjerë që jetojnë rreth Kroacisë e shteteve tjera. Kemi pasur raste kur edhe prej Amerikës na janë bashkangjitur shqiptarë sepse kështu ka ndodhur edhe në protesta tjera. Besoj se edhe protesta në Kroaci do të jetë madhështore siç kanë qenë edhe pesë protestat e tjera të cilat i kemi organizuar”, ka thënë Syla.

Syla ka deklaruar se përmes protestave të organizuara dëshirojnë të përçojnë mesazhin se janë kundër padrejtësisë që po ndodhë në Hagë.

Ai ka potencuar se duke e pasur parasysh që vetë procesi i gjykimit është përcjellë me padrejtësi, kanë frikë edhe për verdiktin final.

“Po mendoj që e kemi arritur qëllimin tonë sepse i kemi thënë jo kësaj padrejtësie që po ndodhë. Gjithmonë e kemi parasysh faktin që ne asnjëherë s’kemi folur për verdiktin final, ne asnjëherë nuk kemi thënë që nuk duam drejtësi. Ne vetëm kemi kërkuar që të mos ketë padrejtësi, të shihet pak edhe si është krijuar kjo Gjykatë. Nuk po e themi vetëm ne, e kanë thënë edhe njohës të kësaj fushe. E nëse ndodhin padrejtësi gjatë procesit ne kemi frikë edhe për verdiktin final”, ka deklaruar Syla në “60 Minuta” në KTV.

Protesta e pestë e organizuar nga OVL e UÇK-së ishte në Shkup në dhjetor të vitit që lamë pas. Protestat e tjera janë mbajtur në Prishtinë, Hagë, Tiranë e Strasburg.

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë nga nëntori i vitit 2020. Që të katër janë deklaruar të pafajshëm mbi akuzat që i ngarkon Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Syla për Goxhajn: Nuk figuron në databazën e OVL-UÇK-së

34 min. më parë / 29 qer 2026 18:20
gazmend syla

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gazmend Syla, ka thënë se Dritan Goxhaj nuk figuron në data bazën e tyre si luftëtar i UÇK-së, ndonëse në regjistrat e tyre tha se janë të përfshirë pothuajse 100% e luftëtarëve.

Së fundmi, Goxhaj si një nga protagonistët e protestave në Shqipëri, në një intervistë në KTV, deklaroi se ka qenë pjesë e luftës së UÇK-së. Ai u përball me akuza, përfshirë edhe nga kryeministri Edi Rama, se nuk ka qenë pjesë e UÇK-së. Këto akuza erdhën pasi lexoi pesë kërkesat e protestuesve, përfshirë dhe dorëheqjen e Ramës.

Megjithatë, Syla deklaroi në emisionin “60 Minuta” në KTV se në evidencat e OVL UÇK-së, Goxhaj nuk figuron si pjesëmarrës në ndonjë brigadë, batalion apo zonë operative gjatë luftës.

“Në Organizatën e Veteranëve të Luftës në data bazën tonë nuk figuron Dritan Goxhaj të jetë ose veteran i luftës e anëtar i organizatës. Ai nuk figuron të ketë marrë një certifikatë në ato lista që ne i kemi pasur e që më vonë edhe u publikuan. Nuk del të ketë pasur a marrë certifikatë. Në evidencat e OVL UÇK-së nuk figuron të ketë marrë pjesë në ndonjë brigadë, batalion apo zonë operative”, ka deklaruar Syla në emisionin “60 Minuta”.

Në ditën e 23-të të protestave kundër ndërtimit të një resorti në zonën e Zvërnecit, në jug të Shqipërisë, protestuesit bënë publike pesë kërkesë, përfshirë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe kufizimin e mandatit të kryeministrit në jo më shumë se dy mandate.

Kërkesat i pati lexuar Goxhaj, që njihet si ish-luftëtar i UÇK-së. Pas leximit ai u përball me akuza se është “zëdhënës i interesave të Iranit”. E Rama publikoi edhe një dokument, sipas të cilit, Goxhaj nuk ka marrë pjesë në luftën çlirimtare në Kosovë.